LDK do ta çojë në Kushtetuese vendimin e qeverisë për mos t’i paguar mësimdhënësit

LDK do ta çojë në Kushtetuese vendimin e qeverisë për mos t’i paguar mësimdhënësit

11:18, 07/10/2022

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka konfirmuar se partia e tij do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për vendimin e Qeverisë së Kosovës për të mos paguar mësimdhënësit të cilët kanë mbajtur grevë.

Ai ka garantuar mësimdhënësit se pagat do t'i marrin herët apo vonë, raporton Syri.net Kosova

“Të dashur mësimdhënës ju garantoj që pagat tuaja do të jepen. Ato do të paguhen herët apo vonë, merreni si zotim timin dhe LDK-së. Do të përdorim çdo rrugë ligjore për të ndërprerë padrejtësinë e këtij pushteti. Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese dhe me këtë do të rrënojmë këtë vendim të turpshëm”, ka thënë Abdixhiku.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco