Tahiri i PDK-së thotë se videoja e VV-së është 'jorgan' për t’i mbuluar dështimet e qeverisë

Tahiri i PDK-së thotë se videoja e VV-së është 'jorgan' për t’i mbuluar dështimet e qeverisë

11:13, 07/10/2022

Kuvendi i Kosovës ka nisur punimet e seancës së sotme plenare, ndërkaq shefi i Grupit parlamentar i Partisë Demokratike e Kosovës, Abelard Tahiri ka folur për videon e Lëvizjes Vetëvendosje të publikuar ditë më parë.

Tahiri tha se videot e tilla janë jorgan i vogël për t’i mbuluar dështimet e qeverisë.

“Po kërkoni bashkëpunimin tonë po përmes video mesazheve po i tregoni qytetarëve qysh opozita po e lufton këtë vend,…. ne deri sot në iniciativat e rëndësishme iu kemi përkrahur dhe mbështetur… mos me qenë ne asnjë marrëveshje ndërkombëtare nuk e kishit kaluar”, tha Tahiri.

“Sot nuk do të votojmë që këto projektligje të hyjnë në rendin e ditës dhe besoj po ashtu se ministri i Financave të reflektojë në dy tri ditë në vazhdim që të dalin pagat mësimdhënësit dhe pastaj të vazhdojmë të votojmë në normalitet”, tha ai. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco