Betohet deputeti i ri i LVV-së, Nasuf Bejta

Betohet deputeti i ri i LVV-së, Nasuf Bejta

10:56, 07/10/2022

Kuvendi i Kosovës ka nisur punimet e seancës së sotme plenare.

Para fillimit të pikave të rendit të ditës, deputeti i ri i Kuvendit të Kosovës nga LVV-ja, Nasuf Bejta është betuar si deputet.

Bejta zëvendëson deputeten e dorëhequr Vasfije Krasniqi.

Bejta i takon Listës “Guxo” dhe në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021, i kishte mbledhur 5,763 vota.

Ai kishte shpallur kandidaturën për president, duke sfiduar Vjosa Osmanin.

Ndryshe, deputetja e LVV-së, Vasfije Krasniqi, është tërhequr nga pozita e deputetes më 21 shtator. Ajo ka treguar se këtë vendim e ka marrë për arsye shëndetësore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco