AAK sjell sot në Kuvend rezolutë për ekzekutimin e pagave dhe ndaljen e diskriminimit ndaj mësimdhënësve

AAK sjell sot në Kuvend rezolutë për ekzekutimin e pagave dhe ndaljen e diskriminimit ndaj mësimdhënësve

08:58, 07/10/2022

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në seancën e sotme të Kuvendit, ku në interpleancë do të jetë ministri Hekuran Murati, do të propozojë rezolutë lidhur me mosekzekutimin e pagave për grevistët.

Shefi i Grupit Paralamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se me anë të kësaj rezolute, AAK do të kërkojë që të ndalet diskriminimi i mësimdhënësve dhe maltretimi i fëmijëve e prindërve.

Ai ka thënë se pagat duhet të ekzekutohen sot dhe të vazhdojë normaliteti në vend.

“Kjo është Rezoluta që do të propozohet sot për votim nga grupi ynë parlamentar:
“Ndalja e presionit dhe cenimi i të drejtave të punëtorëve në administratën shtetërore dhe ndërhyrjeve në kompetencat dhe autonominë e komunave. Ekzekutimi i pagave, nisja e dialogut me partnerët social në gjetjen e zgjidhjes për kërkesat e punëtorëve, përmes shtesave dhe Ligjit për Pagat”.

Grupi Parlamentar i AAK-së kërkon që të ndalet diskriminimi i mësimdhënësëve dhe malltretimi i fëmijëve e prindërve. Krizat dhe jostabiliteti nuk i duhet askujt! Sot, të dalin pagat dhe të vazhdojë normaliteti në vend.
Bashkangjitur është Draft Rezoluta dhe kërkesa jonë për Interpelancë”, shkruan Tahiri.

Seanca e sotme e Kuvendit pritet të fillojë në ora 10:00.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco