'TOTO' arreston disa të dyshuar për fajde, mes tyre edhe një polic, krejt çka u sekuestrua

'TOTO' arreston disa të dyshuar për fajde, mes tyre edhe një polic, krejt çka u sekuestrua

23:12, 05/10/2022

Policia e Kosovës të mërkurën ka vazhduar me realizimin e operacionit të koduar “TOTO”, me autorizim të Prokurorisë dhe Gjykatës Themelore në Prizren, shkruan Syri.net Kosova.

Ky operacion synon kontrollin në disa rajone të vendit, në kërkim të të dyshuarve për “Fajde”, “Detyrim” dhe “Organizim të Skemave Piramidale dhe Bixhozit të Paligjshëm”.

Deri më tani janë arrestuar disa të dyshuar, e në mesin e të dyshuarve është edhe një zyrtar policor.

“Operacioni i lartcekur ka për qëllim zbatimin e Urdhëresës së Gjykatës Themelore në Prizren për arrestimin e personave të dyshuar (përfshirë edhe një zyrtar policor) dhe kontrollin e disa lokacioneve (Prizren, Prishtinë, Malishevë, Suharekë)”, thuhet në njoftimin e Policisë.

“Në cilësi të provave materiale janë sekuestruar një sasi e konsiderueshme e parave, disa vetura, telefona mobil, armë dhe municion”, thuhet tutje.

Informata tjera rreth operacionit, Policia thotë se do t’i ndajë pas përfundimit të tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco