Rrahmani i VV-së e quan të turpshëm mungesën e ministrit Murati në Komisionin për Ekonomi

Rrahmani i VV-së e quan të turpshëm mungesën e ministrit Murati në Komisionin për Ekonomi

15:51, 04/10/2022

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani, e ka cilësuar si të turpshme mungesën e ministrit të Financave, Hekuran Murati, në Komisionin për Ekonomi.

Sipas Rrahmanit, ministri Murati s’ka asnjë arsye të mos jetë prezent në këtë komision, teksa shtoi se mungesat e tilla janë duke e cenuar integritetin e secilit deputet.

“Janë duke e cenuar integritetin e secilit deputet duke mos marrë pjesë dhe duke u lajmëruar 2 minuta para orës 11 që nuk vjen ministri. Kjo është e turpshme për secilin”, është shprehur Rrahmani.

Tutje, ai numëroi edhe mungesën e ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifi dhe të ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, ku tha po u pamundësohet që të jenë funksional në Komisionin për Ekonomi.

Kujtojmë se ministri i Financave, Hekuran Murati, nuk ka qenë prezent në këtë komision, pasi i njëjti ka udhëtuar për në Durrës të Shqipërisë, ku ka vizituar portin detar të këtij qyteti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco