Avokati i Popullit kërkon nga qeveria që të reflektojë

Avokati i Popullit kërkon nga qeveria që të reflektojë

15:48, 04/10/2022

Avokati i Popullit ka reaguar ndaj vendimit të Qeverisë për ndaljen e pagës së shtatorit për mësimdhënësit që ishin pjesë e grevës së SBASHK-ut.

Avokati i Popullit ka thënë se mosekzekutimi i pagave të mësimdhënësve do ta rrezikojë seriozisht mirëqenien sociale për mësimdhënësit dhe për familjet e tyre, në një gjendje edhe ashtu të brishtë, e kjo nuk do t’i kontribuojë dialogut social dhe përmirësimit të situatës së krijuar.

“Rithekson rëndësinë që ka ruajtja e kohezionit social në periudhën kur sapo kemi dalë nga një situatë e vështirë për shkak të mos fillimit në kohë të vitit të ri shkollor”.

Gjithashtu Avokati i Popullit rikujton përgjegjësinë kushtetuese e ligjore të qeverisë dhe detyrimin pozitiv që ka shteti për respektimin e të drejtave dhe të lirive të njeriut.

Po ashtu detyrimet për sigurimin e paqes sociale në vend si dhe për domosdoshmërinë që autoritetet ta garantojnë përdorimin e standardeve të njëjta sa i përket grevës, për situata të ngjashme, duke i trajtuar të gjithë në mënyrë të barabartë.

“Në këtë periudhë është e rëndësishme që qeveria, me secilin veprim dhe masë që merr, të kontribuojë në zbutjen e krizës së rëndë të krijuar si rezultat i kësaj gjendjeje”, thotë Avokati i Popullit.

Avokati i Popullit i bën thirrje Qeverisë së Republikës së Kosovës që të reflektojë dhe ta gjejë një zgjidhje për të dalë nga kjo situatë

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco