Mosekzekutimi i pagave 'trazon' ekonomistë e juristë

Mosekzekutimi i pagave 'trazon' ekonomistë e juristë

15:15, 04/10/2022 Nga A.H.

Sindikata e  Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës në Kosovë kishte vendosur që viti shkollor 2022/2023 të fillojë me grevë nga mësimëdhënsit, shkruan Syri.net Kosova.

Megjithatë, pas pesë javësh, SBASHK u dorëzua, derisa qeveria ishte e paluhatshme në qëndrimin e saj, për t’i mos i plotësuar kërkesat e grevistëve.

Qëndimi 5-javor në grevë duket se po iu kushton mësimdhënësve grevistë. Kjo, sepse Qeveria e Kosovës ka deklaruar se nuk do të ekzekutojë pagat për mësimëdhënësit të cilët nuk kanë punuar, por kanë qëndruar në grevë.

Për çështjen se a duhet të ekzekutohen pagat nga Qeveria e Kosovës, për Syri.net Kosova ka folur ekonomisti Mustafë Kadriaj.

Kadriaj ka theksuar se greva është mekanizëm legjitim nga ana e sindikatës dhe nëse ky mjet demokratik penalizohet nga Qeveria e Kosovës, atëherë sindikata nuk ka arsye për të ekzistuar.

“Nuk ka mëdyshje që duhet ekzekutuar pagat për arsimtarë dhe një veprim i tillë nga ana e qeverisë është flagrant dhe bie ndesh me ligjet në fuqi dhe me çdo ligj ndërkombëtar për faktin se greva është mekanizëm legjitim nga ana e sindikatës dhe nëse ia penalizon grevën sindiaktës tani, sindikata nuk ka arsye për të ekzituar. Pra, qeveria me këto veprime arbitrare dhe të njëanshme po hyn në një rrugë pa krye që epilogu do jetë vetërrëzimi i qeverisë dhe si duket kjo qeveri në mungesë të politikave të mirëfillta qeverisëse është duke tentuar që të gjejë pretekst për të rrëzuar vetveten, njëherit duke tentuar që të gjejë fajtorin. Pra, nëse nuk do i ekzekutojë pagat, sindikata dhe arsimtarët do i drejtohen me padi civlie, parimisht do të fitojnë çdo lëndë në raport me qeverinë, nëse vie deri te ky momentum qeveria do të humb financiarisht dhe morlaisht edhe besimin tek qytetari”  tha ai për Syri.net Kosova.

Mendim të kundërt ka avokati, Arianit Koci i cili ka thënë se nuk është i kundërligjshëm mosekzekutimi i pagave për mësimdhënësit grevistë nga Qeveria e Kosovës.

“Absolutisht nuk është e kundërligjshme Neni 18, në momentin kur je në grevë nuk ke të drejtë në pagë, kjo është shumë e qartë, Lirisht le të urdhërojnë le t’ia bëjnë kallëzimin penal, asgjë nuk arrijnë prej asaj. Pse me i bë? Po zbatohet Ligji, i cili është i qartë”,  ka thënë Koci.

 “Nëse ka raste të tilla kur ekzekutohen pagat për grevistët atëherë duhet të ndërhyjë Prokuroria, të hetojë rastin” shtoi ai.

Njohësi i çështjeve ekonomike, Jakup Bellaqa, për Syri.net Kosova theksoi se greva është bërë për inate të caktuara politike, por pavarësishtë kësaj, ai mendon se pagat e mësimdhënësve është dashur të ekzekutohen nga Qeveria e Kosovës, sepse shumica prej tyre janë kryefamiljarë.

“Sipas ligjeve ekonomike, ai punëtor që punon duhet dhe merr pagë për punën që bënë, kjo çështje më shumë është bërë për inate te caktuara politike, sepse nuk është normale që 5 javë mos të hapen shkollat dhe këtu më së shumti është dëmtuar nxënësi, ndërsa do të duhej qe rrogat prapë t’u lejohen, sepse pjesa dërmuese janë kryefamiljarë dhe një pjesë kanë kredi, pastaj duhet të paguhet rryma dhe blerja e artikujve bazikë, përkatsishtë të mirat për konsum dhe shërbimet e tjera të domosdoshme për jetën familjare. Duhet të ceket se në të kaluarën kanë mbajtur greva por asnjë cent nuk iu kanë rritur pagat, tash së paku 50 euro, nuk janë te mjftueshme, por të mirëseardhura që duhet të vlerësohen sepse duhet te theksojmë se inflacioni i importuar është i lartë dhe ekonomia e Kosovës varet nga importi dhe është ekonomi e ndërvarur. Kjo, sepse faktorët e prodhimit nuk janë te zhvilluar (puna, mjetet e punës, objekti i punës dhe  ndërmarrësia). Andaj, duhet të përmisohen treguesit makroekonomikë që ekonomia jonë të shërohet”,  ka deklaruar ai.

Ndërsa Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka theksuar se komunat janë përgjegjëse që nuk kanë raportuar në Departamentin e Thesarit për mësimëdhënësit të cilët kanë punuar gjatë kohës që kolegët e tyre kanë qenë në grevë.

“Me kërkesë të ministrit të financave, Hekuran Murati, i kemi dërguar ato të dhëna që i kemi pasur të inspektorëve dhe zyrtarëve të MASHTI nga vizitat gjatë muajit shtator, në shkolla e çerdhe, me qëllim të realizimit të pagave për ta. Ata që janë dëmtuar më së shumti nga greva e organizuar nga SBASHK, janë nxënësit, fëmijët tanë”,  ka shkruar ministrja.

Postimi i Nagavcit:

Në anën tjetër, kryetari i Sindikatës së Bashkuar së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës në Kosovë, Rrahman Jashari, ka deklaruar se nëse nuk ekzekutohen pagat e mësimëdhënësve deri më datën 5 tetor, atëherë greva do të rikthehet në institucionet arsimore

“Ne e cilësuam këtë gjë si thikë pas shpine të Qeverisë Kurti, teksa e menduam se Qeveria do të ketë mesazh pozitiv për fillimin e vitit shkollor, ata bënë edhe një shkelje të ligjeve. Kjo pasi ua ndaloi pagat tash për tash punëtorëve të arsimit të cilët ishin në grevë por jo edhe për shërbyesit civil, të cilët ishin bashkë me ne në grevë në kuadër të BSPK-së. Gjersa nesër është 5 tetori, Dita Ndërkombëtare e Mësuesve, kjo është dhurata e Kurtit për këtë ditë që në tërë rruzullin tokësorë vetëm në Kosovë mësuesit janë pa paga”  tha Jashari.

Ndryshe, nga SBASHK-u kanë paralajmëruar se vendimin e qeverisë për mosekzekutimin e pagaave për mësimdhënësit grevistë do ta dërgojnë në gjykatë./Syri.net Kosova/

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco