Memli Krasniqi fton shqiptarët e Luginës të regjistrohen

Memli Krasniqi fton shqiptarët e Luginës të regjistrohen

15:02, 04/10/2022

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka ftuar shqiptarët e Luginës të deklarojnë përkatësinë e tyre kombëtare.

Në një postim në Facebook, Krasniqi është shprehur se tendencës së shtetit serb për zvogëlimin e popullsisë shqiptare në Preshevë, Medvegjë, Bujanoc, shqiptarët duhet t’i kundërpërgjigjen masivisht me regjistrim gjatë këtij muaji.

“Tendencës së shtetit serb për zvogëlimin e popullsisë shqiptare në Preshevë, Medvegjë, Bujanoc e kudo që jetojnë ata, shqiptarët duhet t’i kundërpërgjigjen masivisht me regjistrim gjatë këtij muaji. Jemi shumë – Jemi shqiptarë! Deklaro përkatësinë tënde kombëtare – regjistrohu sot!”, shkruan lideri i PDK-së.
Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco