SBASHK-u do ta dërgojë në gjykatë vendimin për mosekzekutimin e pagave

SBASHK-u do ta dërgojë në gjykatë vendimin për mosekzekutimin e pagave

14:56, 04/10/2022

Të hënën ka nisur procesi mësimor, pasi ishte ndërprerë për pesë javë për shkak të grevës.

Por, edhe pas nisjes së mësimit, pagat e shtatorit nuk u dolën mësimdhënësve në xhirollogaritë e tyre.

Sipas Qeverisë, pagë do të marrin vetëm ata që kanë mbajtur mësim.

E Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës ka bërë të ditur se vendimin për mosekzekutim të pagave do ta dërgojnë në gjykatë.

Kjo u konfirmua nga nënkryetari Ymer Ymeri.

Ymeri tha se ky është cenim i të drejtave të punëtorëve.

“Është cenim i të drejtave të punëtorëve por njëkohësisht edhe shkelje e ligjeve ekzistuese në Kosovë në bazë të kërkesës që e kemi bërë, në rast se Qeveria na dërgon një vendim të marrë nga kushdoqoftë, atëherë ne do të nisim procedurat gjyqësore”, tha Ymeri.

Numri dy i SBASHK-ut theksoi se vendimi për mosekzekutimin e pagave është tentim i Ministrisë së Financave që ta shkatërrojë anëtarësinë e SBASHK-ut.

“Veprimi për mos me i ekzekutu pagat për mësimdhënëst është një tentim i Ministrisë së Financave për ta shkatërruar anëtarësinë e SBASHK-ut” – theksoi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco