Edhe Agusholli i VV-së kërkon që të ekzekutohen pagat për punëtorët e arsimit

Edhe Agusholli i VV-së kërkon që të ekzekutohen pagat për punëtorët e arsimit

14:54, 04/10/2022

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Gramos Agusholli, ka kërkuar që për shkak të situatës ekonomike të ekzekutohen pagat për punëtorët e arsimit.

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që mësimdhënësve që ishin në grevë të mos iu ekzekutohen pagat thonë se vendimin e mbështesin te Ligjit për Grevat.

E Agusholli për Gazetën Express thotë se ligjërisht vendimi është i drejtë, por kërkon që situata aktuale ekonomike të merret parasysh.

Rrjedhimisht ai kërkon që punëtorët e arsimit të premtojnë kompensimin e orëve të humbura deri në fund të vitit shkollor.

“Unë mendoj se si veprim ligjërisht është i drejtë, por a duhet të aplikohet, mendoj se jo, për shkak të situatës ekonomike, por në anën tjetër edhe mësimdhënësit duhet të japin premtimin që orët e humbura duhet të kompensohen”, ka thënë ai.

Pos Agushollit edhe deputetët e tjerë të Grupit Parlamentar të VV-së si Haxhi Avdyli, Eman Rrahmani, Jeta Statovci e Alban Bajrami.

Ndërsa Sindikata e Arsimit nuk e ka përjashtuar mundësinë që greva të rikthehet për shkak të mosekzekutimit të pagave. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco