Haki Abazi paralajmëron një konferencë për media si deputet

Haki Abazi paralajmëron një konferencë për media si deputet

14:49, 04/10/2022

Deputeti i Vetëvendosjes, Haki Abazi, ka njoftuar se në fund të javës, ditën e premte në orën 10:00, do të mbajë një konferencë lidhur me qëndrimet dhe vlerësimet e tij për proceset e rëndësishme nëpër të cilat po kalon vendi.

Ai ka njoftuar se konferencën do ta mbajë në pozitën e deputetit të Parlamentit të Kosovës dhe përfaqësuesit të votës qytetare.

Postimi i tij i plotë:

Të nderuar miq, gazetarë dhe të dashur qytetarë:

Në kuadër të intensifikimit të punës dhe angazhimeve në kryerjen e obligimeve si deputet, ju njoftoj:

Që nga fundi javës së ardhshme saktësisht nga ora 10:00, të premten në kapacitetin e Deputetit të Parlamentit të Kosovës dhe përfaqësuesit të votës qytetare, do të mbaj konferencë për shtyp lidhur me qëndrimet dhe vlerësimet për proceset e rëndësishme nëpër të cilat po kalon vendi ynë. Këtë të Premte do të paraqitem për çështjet dhe zhvillimet në Politikën e Jashtme dhe çështjet lidhur me energjinë dhe krizën energjetike dhe rolin dhe hapësirën për deputetin.

Uroj deri të premten debati për pagat të përmbyllet. Pas paraqitjes së pikëpamjeve dhe qëndrimeve do të jam në dispozicion për pyetjet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco