Haradinaj thotë se është  i shqetësuar me gjendjen e pashpresë në Kosovë

Haradinaj thotë se është i shqetësuar me gjendjen e pashpresë në Kosovë

14:30, 04/10/2022

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se ky subjekt është jashtëzakonisht i shqetësuar me gjendjen e pashpresë në Kosovë e cila kërkon zgjidhje urgjente.

Kështu ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook pas një takimi me zyrtarë të AAK-së lidhur me zhvillimet në vend.

“Zhvillimet politike ekonomike sociale në Kosovë nuk kanë qenë asnjëherë më të dëmshme për vendin se sa sot. Çdo vendim i qeverisë është orientuar kundër interesave të qytetarëve e shembulli më eklatant i kësaj është penalizmi i rreth 20 mijë mësimdhënësve duke mos u dhënë pagat”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka thënë se kjo situatë kërkon zgjidhje urgjente.

“Aleanca është e shqetësuar me këtë gjendje të pashpresë e cila kërkon zgjidhje urgjente. Në këtë frymë sot kishim një diskutim pune për dështimet e kësaj qeverie, dhe për zgjidhjet e duhura që të përfshihen në planin qeverisës të Aleancës, të cilin do ta diskutojmë nesër në Kryesinë e partisë”, ka përfunduar Haradinaj. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco