Kosova vazhdon të mbetet nën kthetrat e pandemisë

Kosova vazhdon të mbetet nën kthetrat e pandemisë

14:15, 04/10/2022 Nga A.Z

Pandemia e COVID-19 po kalon në një fazë endemike në shumë vende të botës, por nuk mund të quhet e përfunduar. Ani pse presidenti amerikan në Shtetet e Bashkuara e ka shpallur të përfunduar pandeminë Covid-19, Kosova vazhdon të jetë ende nën kthetrat e saj, shkruan syri.net Kosova.

Syri.net Kosova pas informatave që ShBA-të  i kanë dhënë fund pandemisë, ka kontaktuar me Ministrinë e Shëndetësisë në Kosovë ku në bazë të përgjigjes së tyre kuptohet që pandemia në Kosovë nuk ka përfunduar dhe po vazhdon të këtë edhe masa në fuqi.

Tutje, MSh ka bërë me dije që në Kosovë ende ka raste pozitive me Covid-19.

‘Siç jeni në dijeni, ende ka raste pozitive me Covid-19 në Kosovë. MSh është duke vazhduar me përcjelljen e situatës me Covid-19, gjithashtu ka në fuqi edhe masat kundër Covid- 19 dhe është duke ndjekur rekomandimet e dala nga OBSH, CDC etj’, MSh për Syri.net Kosova.

Javë më parë, presidenti amerikan, Joe Biden, e ka shpallur të përfunduar pandeminë e koronavirusit në Shtetet e Bashkuara.

Biden ka thënë se ndonëse ‘ende kemi probleme’, situata është duke u përmirësuar shpejt.

Statistikat tregojnë se mesatarisht rreth 400 amerikanë janë duke vdekur çdo ditë nga koronavirusi.

Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka thënë se javëve të fundit i shihet përfundimi pandemisë.

Të dhënat e fundit kanë njoftuar për 1 person që është infektuar me COVID-19.

Numri i të shëruarve është një, ndërsa numri i rasteve aktive është 27

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës në raportin 24-orësh ka njoftuar se në 24 orët e fundit në institucionet shëndetësore janë testuar gjithsej 54 qytetarë.

Image

29 persona janë vaksinuar gjatë kësaj periudhe kohore.

Në dy vjet e gjysmë, që kur u shfaqën rastet e para me COVID-19 në Kinë, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, në botë janë regjistruar mbi 612 milionë raste dhe mbi 6.5 milionë kanë vdekur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco