Murati, nga Porti i Durrësit tregon se si ekonomia e Kosovës mund të ketë qasje në det

Murati, nga Porti i Durrësit tregon se si ekonomia e Kosovës mund të ketë qasje në det

14:09, 04/10/2022

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, gjatë vizitës në Portin e Durrësit, ka thënë që zhdoganimi i mallrave nga këtu “ia mundëson ekonomisë sonë qasjen në det”.

“Ne jemi një komb, një popull e aq më tepër shtohet kënaqësia kur vijmë për punë të mira siç është kjo e heqjes së barrierave që na ndajnë. Kjo që po bëjmë sot është vetëm një materializim i asaj që e kemi bërë tash e sa muaj punë që është bërë nga dy ekipet: nga dogana e Shqipërisë dhe zyrtarë të doganës së Kosovës”.

Murati ka thënë që Dogana e Kosovës që nga viti 2019 ka qenë prezente në portin e Durrësit.

“Dogana e Kosovës që nga viti 2019 ka qenë prezente në portin e Durrësit, por deri tani është bërë vetëm regjistrimi për hyrjen e mallrave, por me përkushtimin dhe punën e vazhdueshme është arritur që nga data 1 tetor të kemi zhdoganimin e plotë të gjitha mallrave që kanë destinacion Kosovën. Kjo qasje mundëson që ekonomia e Kosovës të ketë qasje në det”, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco