Vetëvendosje nuk ndalet, video që 'dridhi' opozitën

Vetëvendosje nuk ndalet, video që 'dridhi' opozitën

14:03, 04/10/2022 Nga A.A

Dy vite në pushtet, por Vetëvendosje sërish nuk ndalet duke ua rikujtuar opozitës dëmet që ia kanë shkaktuar vendit tash e 20 vite. Dje, subjekti më i madh në vend, publikoi një video duke bërë një kolazh figurash që kanë mbajtur pushtetin në vitet e mëhershme.

Fytyrat e ish-pushtetarëve, nisur nga ish-presidenti Hashim Thaçi dhe ish-kryekuvendari Kadri Veseli, të cilët gjenden në burgun e Hagës.

Në mesin e personaliteteve që janë ekspozuar në këtë video janë edhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, si dhe ai i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

“Shkatërruesit e shtetit që nuk duan ta shohin Kosovën mirë për 20 vite kanë qeverisur vendin. Herë vetëm e herë njëri me tjetrin. Formalisht të ndarë në parti të ndryshme por praktikisht në një qëllim: Rreth Kosovës së përbashkuar që e shihni veç si tender, si ryshfet, si haraç, si krim, si korrupsion e si çka tjetër. Ishte vetëm një subjekt që s’ishte në anën e tyre, VETËVENDOSJE!”, thuhet në postimin e VV-së, të përcjell me një video.

E, kjo nxiti goxha reagime të mëdha në opozitë.

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar duke thënë se partia në pushtet në vend së të promovojë gjëra të mira, ajo parti i kthehet propagandës së mashtrimit, shantazhit ndaj atyre që e kundërshtojnë dhe fajësimit të qeverive të mëparshme për mungesën e rezultateve të veta.

Kurse, anëtari i PDK-së, Bujar Cakolli, ka kërkuar nga partia e tij që t’i ndërpres koalicionet me Vetëvendosjen nëpër komuna.

“Pas videos poshtëruese e fyese ndaj liderëve historik të UÇK dhe PDK, minimumi çka ish dasht me ba paria e PDK-së, me mbledh Këshilli Drejtues edhe me marrë vendim me i prish koalicionet me VV, në çdo komunë të Kosovës.”, ka shkruar Cakolli në Facebook – raporton Syri Kosova.

Përkundër këtyre reagimeve, deputeti nga VV-ja Artan Abrashi, u shpreh se një spot i tillë është bërë për t’iu kujtuar pushteteve të kaluara se “kush kanë qenë” e sipas tij, kjo më së miri bëhet përmes videove.

Akuza të paqena, akuza të pavërteta, shpifje të cilat duhet imagjinatë e bujshme, e shfrenume. Neve na mbetet një zgjedhje që përmes një videoje dy minutëshe të ia kujtojmë partive opozitare se kush ka qenë”, ka thënë Abrashi 

Në anën tjetër edhe zëdhënësi për media i VV-së, Arlind Manxhuka ka zgjedhur të flas përmes pikturës së Pacassos rreth Guernikës, ku flet për shkatërrimin nga lufta e dytë botërore.

Duke shikuar pikturën e Guernikës, ku ishte pikturuar shkatërrimi nga lufta e dytë botërore, Gestapo i drejtohet piktorit Picasso: Ju e keni bërë këtë?!  - Picasso: Jo, këtë e keni bërë ju!”, shkruan Manxhuka në llogarinë e tij në facebook.

Me anë të këtij spoti, si duket VV-ja po jep mesazh që nuk i nënshtrohen sabotazhave dhe kërcënimeve nga asnjë kategori e shoqërisë. Të paktën kështu u shpreh edhe vet deputeti Abrashi.

Ky pushtet nuk do të ndalet para asnjë situate të sabotazhit, kërcenimeve…ne do të vazhdojmë dhe nuk do të ndalemi. LVV është i vetmi subjekt që nuk ua ka frikën…”, ka deklaruar Abrashi.

Vetëvendosja ka fituar zgjedhjet për të dytën herë më 14 shkurt të vitit 2021 dhe prej marsit të atij viti qeverisë në vend./SYRI KOSOVA

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco