Gjobitet me 300 euro 21-vjeçari që voziti 129 km/h në Ferizaj

Gjobitet me 300 euro 21-vjeçari që voziti 129 km/h në Ferizaj

08:19, 04/10/2022

 

L.C, 21-vjeçar, është gjobitur me 300 euro nga Policia e Kosovës në fshatin Bibaj të Ferizajt, për shkak të tejkalimit të shpejtësisë mbrëmjen e së martës.

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës nëpërmjet një komunikate të lëshuar në ‘Facebook’, teksa ka shtuar se L.C po voziste 129 km/h në zonën e kufizimit 40 km/h

“Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor në Ferizaj, sot në ora 02:00 të mëngjesit ka ndaluar shoferin i cili me automjetin e udhëtarëve shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, tejkalim i shpejtësisë në rrugën magjistrale Ferizaj-Gjilan në fshatin Bibaj’’ të Ferizajt, ku në zonën e kufizimit 40 km/h zhvilloi shpejtësi 129 km/h”, thuhet në komunikatë.

“Në lidhje me këtë policia, ndaj shoferit me inicialet L.C (M/K) i moshës 21 vjeçar i shqiptoi një gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor, 300 euro , 3 pikë negative dhe gjashtë (6) muaj masë mbrojtëse ( heqje e patentë shoferit). Ai në tërësi e pranoi kundërvatjen e shkaktuar”, vijon më tej komunikata.

Policia fton qytetarët të bashkëpunojnë, për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco