Mungesa e mjekëve, Spitali i Gjilanit shpall konkurs për disa specialistë

Mungesa e mjekëve, Spitali i Gjilanit shpall konkurs për disa specialistë

07:46, 04/10/2022

Spitali i Përgjithshëm i Gjilanit ka hapur konkurs për pesë pozita të lira për mjekë specialistë.

Sipas konkursit, po kërkohen një specialist i Kardiologjisë, dy specialistë të Mjekësisë Emergjente dhe dy specialistë të Radiologjisë.

Afati për paraqitjen e aplikimeve është i hapur deri më 7 nëntor.

Kujtojmë se në vazhdimësi po ka ikje të stafit mjekësor nga institucioney publike të shëndetësisë.

Mungesat e anesteziologëve dhe të infermierëve janë më të vërejtshmet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe, sipas të gjitha gjasave, ato nuk do të mund të adresohen së shpejti.

Sipas të dhënave të Odës së Mjekëve të Kosovës, 580 mjekë janë larguar nga Kosova – vend me 1.7 milion banorë – në periudhën 2018-2021.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco