'GUXO' del kundër Kurtit, shkak pagat për mësimdhënësit

'GUXO' del kundër Kurtit, shkak pagat për mësimdhënësit

07:41, 04/10/2022

Dy deputetë të listës Guxo kanë dalë kundër vendimit të Qeverisë Kurti për mos ekzekutimin e pagave për muajin shtator për mësimdhënësit që ishin në grevë.

Jeta Statovci e Haxhi Avdyli veçse kanë dalë kundër qeverisë sa i përket kësaj çështje.

A është kjo një shenjë se mund të ketë tjetër çarje brenda koalicionit të LVV-së me Listën Guxo?

Sttatovci përmes rrjetit social “Facebook” tha se si partnerë në qeverisje me VV-në i bashkon vizioni i njëjtë që kanë, pra ai që shtetit tonë t’i japin të mbarën dhe shpresën për një të ardhme dhe jetë më të mirë, porse është kundër faktit që mos t’u lëshohen pagat mësimdhënësve.

“Sa i përket grevës së sindikalistëve, më vjen mirë që më në fund nxënësit i jane kthyer bankave shkollore. Por, nuk mund të pajtohem me mos ekzekutimin e pagave për mësimdhënësit për muajin shtator.Pavarësisht se a ishin të drejta kërkesat e tyre dhe bllokada që ata krijuan, atyre duhet t’u ekzekutohet paga, sidomos kur jemi në një situatë ku shumë familje përballen me rritje të çmimeve dhe po i afrohemi dimrit të ashpër”, shkroi ndër të tjerash ajo.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco