Kurti pret familjen e mjekut Shpëtim Robaj në 24-vjetorin e rënies së tij

Kurti pret familjen e mjekut Shpëtim Robaj në 24-vjetorin e rënies së tij

23:01, 01/10/2022

Në 24-vjetorin e rënies në krye të detyrës së mjekut hero, Shpëtim Robaj, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim familjen Robaj. 

Siç njofton Zyra e Kryeministrit, në takim u rikujtua jeta dhe vepra e mjekut Shpëtim Robaj, që ra mes Abrisë dhe Likocit më 30 shtator të vitit 1998, duke shkuar në ndihmë të të plagosurve të masakrës në Abri të Drenicës. 

“Kryeministri Kurti e vlerësoi doktor Shpëtimin, mjekun e luftëtarëve, si humanist dhe atdhetar të madh”, vijon më tej njoftimi. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco