Sukseset e mjekëve kosovarë në Zvicër, Dr. Dukagjin Krasniqi emërohet kryemjek në një klinikë të Spitalit Kantonal të Luzernit

Sukseset e mjekëve kosovarë në Zvicër, Dr. Dukagjin Krasniqi emërohet kryemjek në një klinikë të Spitalit Kantonal të Luzernit

21:51, 01/10/2022

Florim Cuculi, kardiolog në Spitalin Kantonal të Luzernit tw Zvicrws, ka njoftuar se mjeku kosovar Dukagjin Krasniqi, është emëruar kryemjek në Klinikën e Rehabilitimit të Spitalit Kantonal të Luzernit në Wolhusen.

Cuculi, i cili lajmin ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se është kënaqësi që Dukagjini e bëri këtë rrugëtim të mbarë.

“Nuk është lehtë të përparosh në këtë mënyrë dhe është e qartë që duhet mund dhe sakrificë. Unë e kam përkrahur doktorin që në fillim dhe është bukur kur e shoh që ia ka vlejt”,ka shkruar Cuculi, duke postuar një foto të përbashkët më Dr. Krasniqin. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco