Kritikohet SNP se krahasoi referendumin skocez me të drejtën e Kosovës për pavarësi

Kritikohet SNP se krahasoi referendumin skocez me të drejtën e Kosovës për pavarësi

13:53, 01/10/2022

Partia Kombëtare e Skotlandës (SNP) që qeverisë në Skoci, është kritikuar nga partitë tjera për krahasimin e saj të referendumit për pavarësi nga Mbretëria e Bashkuar me të drejtën e Kosovës për pavarësi nga Serbia, pas luftës që la rreth 13 mijë të vrarë.

Në paraqitjen e saj në Gjykatën e Lartë të Mbretërisë së Bashkuar, së cilës i është kërkuar të vendosë nëse Holyrood mund të mbajë një referendum të ri për pavarësinë pa lejen e Ëestminster, SNP përmendi Kartën e Kombeve të Bashkuara të vitit 1945, një çështje gjyqësore në Kanada në lidhje me Quebec, një vendim i Mbretërisë së Bashkuar që përfshin Julian Assange dhe mbështetjen e Britanisë për shpalljen e njëanshme të pavarësisë së Kosovës në 2008, raporton gazeta Scottish Daily Express.

Donald Cameron, Sekretar i Partisë konzervatore e e cilësoi këtë krahasim si shumë absurd.

“Është jashtëzakonisht injorante dhe pa shije nga ana e nacionalistëve të pretendojnë se pozita e Skotlandës, ku qytetarët e saj nuk ka shumë kohë që kanë refuzuar pavarësinë përmes votimit paqësor dhe demokratik, të krahasohet me situatën në Kosovë. Atje ishte situatë që Kombet e Bashkuara e quajtën ‘fushatë sistematike e terrorit’ ku u vranë me mijëra njerëz dhe u zhvendosën mbi një milion tjerë. Idea që një referendum i dytë ku shumica e skocezëve nuk e duan është në të njëjtin grup me luftën e Kosovës, është absurde”, tha Cameron.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco