Memli Kransiqi takon pensionistët: Ata kanë nevojë për trajtim dinjitoz

Memli Kransiqi takon pensionistët: Ata kanë nevojë për trajtim dinjitoz

13:36, 01/10/2022

Memli Krasniqi, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, ka vizituar Lidhjen e Pensionistëve të Kosovës, ku është takuar me kryetarin e Nijazi Gashi, kyetaren e Degës në Prishtinë, Mybera Kosumin, dhe ish-kryetarin, Shaban Kajtazi, si dhe pensionistë të tjerë.

Krasniqi, ka thënë se pensionistët kanë nevojë për kujdes institucional, i cili përfshin pension dinjitoz, përkujdesje të qëndrueshme shëndetësore dhe kushte cilësore për jetesë, shkruan lajmi.net.

Po ashtu kryetari i PDK-së ka thënë se vëmendja e qeverisë duhet të kthehet urgjentisht nga prindërit dhe gjyshërit tanë.

Postimi i plotë:

Me rastin e 1 tetorit, Ditës së Pensionistëve, për të diskutuar për sfidat dhe situatën në të cilën gjenden ata, dje vizitova Lidhjen e Pensionistëve të Kosovës, ku takova kryetarin, z. Nijazi Gashi, kyetaren e Degës në Prishtinë, znj. Mybera Kosumin, dhe ish-kryetarin, z. Shaban Kajtazi, si dhe pensionistë të tjerë.

Pensionistët kanë nevojë për kujdes institucional, i cili përfshin pension dinjitoz, përkujdesje të qëndrueshme shëndetësore dhe kushte cilësore për jetesë. Vëmendja e Qeverisë duhet të kthehet urgjentisht nga prindërit dhe gjyshërit tanë, të cilët, në krizën aktuale, janë pjesa më e cenueshme e shoqërisë tonë.

Sot, në ditën e tyre, le të zotohemi të gjithë, pa dallime politike, se do të bëjmë më shumë e më mirë për pensionistët e vendit tonë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco