Burri që kërkon lëmoshë shihet duke ngrënë mezë e duke pirë birra

Burri që kërkon lëmoshë shihet duke ngrënë mezë e duke pirë birra

13:14, 01/10/2022

Një burrë që zakonisht shihet në oborret e QKUK-së në Prishtinë duke kërkuar lëmoshë, është parë në një tavolinë të një restoranti, duke ngrënë mezë e duke pirë birra. Pos birrave, ai po ashtu shihet teksa konsumon duhan.

Një qytetar i ka dërguar dy fotografitë të lypësit në adresë të Ju Flet Prishtina.

Dukuria e lëmoshëkërkuesve është e diskutueshme në vend, me shumë prej të cilëve dyshohet se dalin për lëmoshë, ndërkohë që më pas i shfrytëzojnë paratë në gjëra luksoze, si dhe me të atillë që dyshohet se dërgohen nga të tjerët për të kërkuar lëmoshë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco