Gjenden gjallë dy vajzat e zhdukura para një jave në Pejë

Gjenden gjallë dy vajzat e zhdukura para një jave në Pejë

07:55, 01/10/2022

Janë gjetur gjallë dy vajzat e zhdukura një javë më parë në Pejë.

Kështu ka konfirmuar ish deputeti Veton Berisha.

“Vajzat e zhdukura një javë më parë E.B dhe L.N janë gjetur gjallë dhe janë paraqitur në stacionin policor në Pejë, ku jemi prezent bashkë me to. Faleminderit të gjithëve juve që ndihmuat gjatë gjithë këtij procesi të vështirë që kishim”, shkruan Berisha.

Ndryshe, një javë më parë ishin dy vajza nga Peja, njëra nga fshati Treboviq dhe tjetra nga Qyshku i Pejës.

Të dy vajzat janë studente dhe kanë lidhje familjare (vajzë daje – halle), ndërkaq për zhdukjen e tyre Policia e Kosovës ka raportuar më 25 shtator.

Ndryshe, lidhur me këtë rast një ditë më parë kishte reaguar deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami. Ajo kishte thënë se duhet të çohet i gjithë shteti në këmbë derisa të gjenden dy vajzat.

“Si nënë e dy vajzave ky lajm më ka tmerru dhe prej momentit që e kam dëgju nuk mendoj asgjë tjetër. Për çudi, kjo ngjarje po kalon pa shumë vëmendje, pa shumë angazhim të shtetit, të institucioneve shtetërore”, shkruan Bajrami në Facebook.

Ndryshe, babai i njërës nga të zhdukurat po ashtu një ditë më parë në një deklaratë për Klan Kosova ka thënë se nuk kanë ndonjë të dyshuar për zhdukjen e vajzës së tyre.

Ai bëri të ditur se vajza e tij së bashku me vajzën e dajës ka një javë që janë zhdukur.

Sipas tij, ata si prindër nuk kanë vërejtur diçka të dyshimtë tek vajzat ose se kanë probleme me dikë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco