Sulm me raketë mbi kolonën me civilë në Zaporizhzhia, mbi 23 të vrarë

Sulm me raketë mbi kolonën me civilë në Zaporizhzhia, mbi 23 të vrarë

11:59, 30/09/2022

Mbi 23 persona janë vrarë dhe 28 tjerë janë plagosur pasi një raketë goditi kolonën me civilë në regjionin jugor në Zaporizhzhia në Ukrainë.

Nga kjo goditje është formuar krater i madh afër veturave dhe kjo tregon ashpërsinë e sulmit.

BBC raporton për dhjetëra civilë të vrarë, me valixhe dhe pallto të shpërndara në vendin e ngjarjes.

Kurse, një zyrtar lokal pro-rus fajësoi Ukrainën për këtë sulm.

Kolona u sulmua në orët e hershme të së premtes përderisa ata po shkonin në zonën e pushtuar ruse për të marrë të afërmit e tyre dhe të dërgojnë ndihmë humanitare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco