Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hisen Berisha, ka thënë se liberalizimi i vizave nuk do të sjellë edhe aq shumë të mira siç presin qytetarët.
Sipas tij qytetarët kanë krijuar shumë pritje për liberalizimin e vizave.
“Qyetarët e kanë kriju një pritje që do të sjellë një diçka të mirë. Kur të ndodhë do të bindemi të gjithë, që nuk sjellë edhe aq shumë të mira. Liberalizimi është i mirë për me i dhënë mundësi të rinjve për me kriju kontakte edhe lëvizë, por në një situatë ekonomike ku është Kosova, është jo e mire”, ka deklaruar ai në Kanal 10.
Gjatë muajit tetor në Bashkimin Evropian pritet të ketë diksutime rreth liberalizimit të vizave për Kosovën.
© SYRI.net