BE zbut qëndrimin ndaj Serbisë, nuk do t’i jep fund negociatave për anëtarësim?

BE zbut qëndrimin ndaj Serbisë, nuk do t’i jep fund negociatave për anëtarësim?

13:37, 29/09/2022

Një kompromis, mëson media serbe “Nova”, është arritur mes Serbisë dhe parlamentarëve evropianë, që në draft-raportin rreth Serbisë, të mos kërkohet mbyllja e negociatave për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian, në qoftë se ajo nuk vendos sanksione kundër Federatës Ruse.

Sipas informatave të këtij mediumi, nga drafti fillestar ku kërkohej që të mbyllen negociatat e Serbisë me BE-në deri në vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë, draft-raporti “është zbutur” krahasuar me atë paraprakun që u lajmërua.

Eurodeputetët do të vendosin në diskutim draft-raportin për strategjinë e zgjerimin në Komisionin për Politikë të Jashme të Parlamentit Evropian, e cila parashihet pë 13 tetor. Aty do të votohet versioni final i Rezolutës e cila pritet të kalojë në nëntor.

Grupet më të mëdha parlamentare – socialistët, të gjelbrit, liberalët dhe popullistët – sipas informacioneve të këtij mediumi serb, “kanë bërë kompromise në amandamentet që i referohen Serbisë”.

Amandamenti “është më i butë krahasuar me pjesën e draft-raportit”.

“Avancimi i negociatave të Serbisë për anëtarësim, vetëm nëse Serbia përshtatet me saksionet kundër Rusisë dhe arrin progres të rëndësishëm në reformat që kan të bëjnë me procesin e zgjerimit”, thotë amandamenti të cilin e ka parë “Nova.rs”, por se askund nuk përmenden fjala “dhënie fund (terminim) të negociatave të Serbisë me BE-në”.

Sidoqoftë, thuhet se “kurrëfarë progresi drejt BE-së” nuk mund të bëhet pa vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.

Pasi Nikola Selakoviç nënshkroi Planin e Konsultimeve të Ministrive të Punëve të Jashtme të Serbisë dhe Rusisë me Sergej Lavrov në New York, pati reagime të ashpra nga BE-ja, e cila ndër të tjera theksoi se ky mund të jetë një sinjal për t’i dhënë fund procesit të negociatave me Serbinë.

Pas nënshkrimit të dokumentit mes Selakoviçit dhe Lavrovit, anëtarja e grupit të të Gjelbërve në PE, Viola von Cramon, tha se mund të jetë një sinjal për ngrirjen e procesit të negociatave të BE-së me Serbinë.

Dhe grupimi i dytë më i madh në PE – Social Demokratët Evropianë njoftuan se BE-ja nuk mund të vazhdojë negociatat e anëtarësimit me Serbinë nëse nuk respekton sanksionet e BE-së kundër Rusisë dhe njoftoi se do të përfshihet në raportin e ardhshëm të PE për zgjerimin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco