Bislimi për futjen në agjendë të liberalizimit të vizave: Hap i rëndësishëm, por jo final

Bislimi për futjen në agjendë të liberalizimit të vizave: Hap i rëndësishëm, por jo final

13:00, 29/09/2022

Zëvendëskryeministri për Integrim, Besnik Bislimi, ka thënë se futja në agjendë e liberalizimit të vizave për Kosovën në Këshillin e BE-së, është hap i rëndësishëm, por jo final, pasi siç tha ai, janë pesë procedura që duhet kaluar.

Në konferencën e përbashkët me ministrin e Jashtëm çek, Jan Lipavsky, Bislimi e falënderoi homologun e tij për futjen në agjendë liberalizimin e vizave për Kosovën, në mbledhjen e ministrave të Jashtëm të BE-së.

“E çmojmë që ju e keni vendosur lartë në agjendë të mbledhjes së Këshillit liberalizim e vizave për Kosovën. Ky është një hap shumë i rëndësishëm, por jo hapi final për liberalizim vizash. Janë pesë procedura, por jam shumë i bindur se Republika Çeke do të mundohet ta shtyjë përpara këtë proces gjatë presidencës së tyre, kështu që së shpejti do marrim një përgjigje pozitive për qytetarët që të mund të lëvizin të lirë, por ju rikujtoj se ky është vetëm hapi i parë, por shumë i rëndësishëm drejt liberalizimit të vizave”, tha Bislimi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco