Bislimi deklarohet rreth raportimeve se në Beograd po hartohet Asociacioni

Bislimi deklarohet rreth raportimeve se në Beograd po hartohet Asociacioni

12:55, 29/09/2022

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka komentuar raportimet e mediumit serb të afërt me Qeverinë në Serbi se disa OJQ të huaja po hartojnë statutin e Asociacionit.

Sipas raportimit të sotëm të “Novosti”, Fondacionit gjerman, ”Friedrich Ebert Stiftung” (FES) dhe Institutit Evropian për Paqe (EIP) u është besuar detyra e hartimit të Statutit të Asociacionit të Komunave Serbe.

Bislimi në një konferencë për media që kishte pas takimit me kryediplomatin çek është pyetur në lidhje me këto raportime.

Ai ka thënë se në Serbi mund të hartohen drafte të tilla, por janë të pavlera ngase nuk janë vendime zyrtare të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

“Unë jam zëvendëskryeministër i Republikës së Kosovës dhe nuk mund të kontrolloj se çfarë bëjnë OJQ-të në Serbi. Ata mund të hartojnë vendime, drafte, por ato nuk janë vendime zyrtare të Qeverisë së Kosovës dhe si të tilla i shohim të pavlera”, tha Bislimi në konferencën për media. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco