'Nuk zgjidhet me shkop magjik, po punojmë', Latifi për problemin e ikjes së mjekëve

'Nuk zgjidhet me shkop magjik, po punojmë', Latifi për problemin e ikjes së mjekëve

12:32, 29/09/2022

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka thënë se janë duke u marrë me zgjidhjen e problemit të ikjes së mjekëve të Kosovës.

Ai, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës pas pyetjeve të parashtruara nga deputetët, ka deklaruar se duhet të punojnë të gjithë së bashku për zgjidhjen e kësaj çështje.

“Ky është problem i madh nuk zgjidhet me një shkop magjik, por në të gjithë së bashku duhet të punojmë ta ndalim ikjen e trurit, duhet ta shtojmë kthimin e trurit me masa të caktuara, por edhe ta kuptojmë se nuk zgjidhet shumë shpejtë”, ka thënë Latifi.

Ai ka folur edhe për numrin e vogël të anesteziologëve, duke thënë se janë duke punuar në këtë aspekt dhe se do të duhej që vite më parë të hapeshin konkurse për specializimin e anesteziologëve, që sipas tij, sot nuk do të kishte krizë për anesteziologë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco