Bislimi i bindur: Çekia do ta shtyjë përpara liberalizimin e vizave për Kosovën

Bislimi i bindur: Çekia do ta shtyjë përpara liberalizimin e vizave për Kosovën

12:14, 29/09/2022

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka pritur këtë të enjte në takim ministrin e Jashtëm të Republikës së Çekisë, Jan Lipavský.

Pas takimit në një konferencë të përbashkët për media, Bislimi e ka falënderuar ministrin Lipavský për mbështetjen që Republika e Çekisë i ka dhënë Kosovës për liberalizimin e vizave, ndërsa ka deklaruar se “jemi të bindur se Çekia do ta shtyjë përpara këtë proces sa është në krye të BE-së”.

“Procesi i liberalizimit është i rëndësishëm jo vetëm si simbolik, por edhe në politikë pasi do ta rritë kredibilitetin”, ka thënë ai.

Mes tjerash, Bislimi ka përmendur edhe dialogun me Serbinë, duke thënë se Kosova është e përkushtuar në këtë proces për normalizim të marrëdhënieve.

Ndryshe, ambasadorja e Republikës Çeke në Sarajevë, pati deklaruar se gjatë presidencës së saj në Këshillin e Bashkimit Evropian, Republika Çeke dëshiron të avancojë agjendën e Ballkanit Perëndimor, në veçanti liberalizimin e vizave për Kosovën. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco