Haxhiu: Qytetarët po presin 15 muaj për një rezonancë magnetike në QKUK

Haxhiu: Qytetarët po presin 15 muaj për një rezonancë magnetike në QKUK

12:13, 29/09/2022

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka kritikuar ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifaj dhe Bordin e ShSKUK-së, për keq menaxhim.

Sipas tij, për shkak të keq menaxhimit nga ana e Bordit të SHSKUK-së, sot qytetarët duhet të presin 15 muaj për të bërë një rezervim për rezonancë magnetike.

“Në vitin 2020, 07 shtator i nderuar ministër lista e pritjes për rezonancë magnetike ka qenë 0 ditë. Sot është  15 muaj, pra nëse shkoni sot me e bë një rezervim në dhjetorin e vitit të ardhshëm  vini në rend për me e bë rezervimin për rezonancë magnetike dhe kjo është si pasojë e bordit të SHSKUK-së. Onkologjia ka qenë  storie e suksesit qe ka ofru shërbime edhe gjatë pandemisë Covid-19,  edhe ajo tash është shëndërruar  për shkak të keq menagjimit në lista të gjata të pritjes së mungesës së barnave”, tha ai në senacën e Kuvendit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco