Delegacioni çek në Kosovë

Delegacioni çek në Kosovë

12:06, 29/09/2022

Delegacioni i Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit të Republikës së Çekisë sot është duke qëndruar në Kosovë për të diskutuar për çështjen e liberalizimit të vizave për vendin.

Ky delegacion fillimisht është pritur nga Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë në objektin e Qeverisë së Kosovës, me në krye zëvendëskryeministrin e vendit, Besnik Bislimi.

Presidenca çeke e Bashkimit Evropian së shpejti do të rihapë diskutimin për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Tema e liberalizimit të vizave për Kosovën pritet të diskutohet këtë vjeshtë sapo Komisioni Evropian të finalizojë versionin e përditësuar të raportit të tij për gatishmërinë e Kosovës, shkruan Euractiv.

Kosova mbetet i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor dhe në Evropë që nuk gëzon liberalizimin e vizave edhe pse i ka plotësuar kushtet para disa vitesh.

Për të miratuar liberalizimin e vizave është e nevojshme një shumicë e cilësuar prej të paktën 15 shteteve anëtare, që përfaqësojnë 65 për qind të qytetarëve të BE-së.

Ndryshe, kryeministri Albin Kurti ka thënë gjithashtu se Kosova do të aplikojë për t’u bërë kandidat në BE deri në fund të vitit 2022

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco