'Mjerim dhe keqardhje', Çitaku analizon intervistën e Gërvallës

'Mjerim dhe keqardhje', Çitaku analizon intervistën e Gërvallës

08:39, 29/09/2022
Nënkryetarja e PDK-së Vlora Çitaku, ka hedhur akuza të rënda ndaj ministres së MPJ-së Donika Gërvalla. 
 
Çitaku ka komentuar intervistën e ministres më saktësisht pjesën kur ajo u pyet rreth iniciativës së Shqipërisë për miratimin e një rezolute të re në Këshillin e Evropës lidhur me pretendimet e ngritura nga Dick Marty.
 
Sipas Citakut, intervista dhe deklarata e Gërvallës në këtë rast, ishte mjerim dhe për keqardhje.
 
Ky është statusi i plotë i Çitakut:
 
Në një intervistë për Zërin e Amerikës, e pyetur lidhur me iniciativën e Shqipërisë për miratimin e një rezolute të re në Këshillin e Evropës lidhur me pretendimet e ngritura nga Dick Marty, MInistrja Gërvalla paska deklaruar “ : Jo, një bashkërendim nuk ka pasur lidhur me këtë çështje, por ju duhet të më kuptoni që unë nuk komentoj veprimet e qeverisë shqiptare.”
 
Dhe më pas vijon me deklarata e cilësime për Qeverinë e Shqipërisë, për dhjetëra gjëra rreth së cilave Ministrja Gervalla nuk pajtohet me Kryeministrin Rama.
 
Pra, Kosova jo që nuk po e ndihmon Shqipërinë, po as nuk po e falenderon Tiranën zyrtare që e ka marrë përsipër dekonstruktimin dhe demantimin me fakte të raportit famëkeq të Senatorit Marty.
 
Mjerim dhe keqardhje.
 
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco