Balje pas takimit me Abdixhikun: Nuk ishte as temë kalimi im në LDK

Balje pas takimit me Abdixhikun: Nuk ishte as temë kalimi im në LDK

14:21, 27/09/2022

Deputetja e koalicionit qeverisës, Duda Balje, të martën ka pasur një takim me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Lidhur me këtë takim, Balje ka thënë se nuk është folur për ndonjë kalim në LDK, por për bashkëpunime.

“Jo, aspak nuk kemi folë për largimin nga koalicioni qeverisës. Kemi folë vetëm për çështje prioritare politike, të cilat ne i kemi sot, kemi folë për bashkëpunim. Kemi pasë një takim shumë të mirë, shumë transparent. Kalimi në LDK nuk ka qenë temë”, ka thënë deputetja

Tutje, Balje, bëri të ditur se për shkak se janë komunitet, duhet të bashkëpunojnë me partitë e vendit dhe se në vazhdim do të ketë takime edhe me partitë tjera, përfshirë edhe PDK-në.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco