Kurti: Kushdo që kufizohet me një autokraci, është në rrezik

Kurti: Kushdo që kufizohet me një autokraci, është në rrezik

11:45, 27/09/2022

Për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, janë katër arsye pse një konflikt i hapur eventual mund të jetë i imagjinueshëm në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Ndër këto arsye, Kurti për mediumin zviceran Die Republik ka përmendur faktin se Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe lufton kundër njohjes së Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

Kurti ka thënë se Kosova nuk është e frikësuar si pasojë e veprimeve të Serbisë, por është vigjilente.

“Nuk kemi frikë, por jemi vigjilentë. Ne mbetemi të shqetësuar. Sipas meje, ka katër arsye që e bëjnë një konflikt të imagjinueshëm. Së pari, Serbia ende nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. Ajo lufton kundër njohjes sonë ndërkombëtare dhe në të njëjtën kohë financojnë strukturat ilegale brenda Kosovës për të minuar sundimin e ligjit dhe sovranitetin tonë. Së dyti: Në Serbi nuk mund të pajtohen me krimet e luftës të kryera në vitet 1990. Nuk ka keqardhje.

Arsyeja e tretë që më shqetëson: Kosova është demokraci, Serbia jo. Kushdo që kufizohet me një autokraci është në rrezik. Së katërti, Beogradi zyrtar mban lidhje të ngushta me presidentin despotik rus Putin. Vuçiq e ka takuar Putinin gati 20 herë në 10 vjet, takimi më i fundit më 25 nëntor 2021 në Soçi, tre muaj para fillimit të luftës”, u shpreh Kurti në këtë intervistë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco