Jahjaga i dërgon 5 gra në një program të rëndësishëm të sigurisë

Jahjaga i dërgon 5 gra në një program të rëndësishëm të sigurisë

11:45, 27/09/2022

Si rezultat i vizitës sime të fundit në Emiratet e Bashkuara Arabe, 5 gra dhe vajza të reja të Kosovës të angazhuara në sektorin e sigurisë, do të jenë pjesë e programit “Gratë, Paqja dhe Siguria”, iniciativë e Lartësisë së Saj, Sheika Fatima bint Mubarak.  Kështu ka bërë të ditur ish-presidentja e Republikës, Atifete Jahjaga

“Sot pata kënaqësinë të takoj dhe të përshëndes grupin e parë që do të niset për EBA. Dy zyrtare të Policisë së Kosovës dhe tre zyrtare nga Ministria e Mbrojtjes  do të kenë mundësinë të trajnohen barabartë me koleget e tyre nga vendet Arabe, nga Azia e Afrika. Gjatë këtij trajnimi, ato do të kenë mundësinë të zhvillojnë aftësitë e tyre në fushën e mbrojtjes, sigurisë, veprimeve humanitare dhe misioneve paqeruajtëse. 

Ky program, që është i organizuar nga Unioni i Përgjithshëm i Grave (GËU), në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes së Emirateve të Bashkuara Arabe dhe në koordinim me UN Women, synon të arrijë objektivat strategjikë të Rezolutës 1325 të Këshillit të Sigurimit duke rritur numrin e grave të kualifikuara që punojnë në ushtri, paqeruajtje dhe ndërtimi të paqes.

Jam shumë e lumtur që tash e tutje, çdo vit, kjo mundësi do t’ju ofrohet deri në pesëmbëdhjetë prej zyrtareve tona.

Si gjithnjë, jam shumë e sigurt që vajzat e gratë tona do të na bëjnë krenarë dhe do të dalin nga më të suksesshmet në program.

Shpreh mirënjohjen time ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe, dhe falenderoj dy Ministritë e Mbrojtjes dhe Ministritë e Punëve të Brendshme, e në veçanti Ministrat për angazhimin e pashoq në realizimin e këtij bashkëpunimi”, ka shkruar ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco