Japonia i jep sot lamtumirën e fundit ish-kryeministrit Shinzo Abe

Japonia i jep sot lamtumirën e fundit ish-kryeministrit Shinzo Abe

08:26, 27/09/2022

Japonia i jep sot lamtumirën e fundit ish kryeministrit Shinzo Abe. Abe kryeministri që qëndroi më gjatë në këtë post u qëllua për vdekje gjatë një fjalimi në fushatë në Nara, në korrik të vitit të kaluar duke tronditur të gjithë vendin.

Më shumë 4300 persona pritet të marrin pjesë në homazhet që do të mbahen në Nippon Budokan Arena në Tokio, duke përfshirë personalitete të huaja si zëvendëspresidentja e SHBA Kamala Harris dhe kryeministri indian Narendra Modi.

Policia ka rritur sigurinë për të garantuar mbarëvajtjen e ceremonisë. Rreth 20,000 oficerë policie do të vendosen për të ruajtur rendin, pasi qindra qytetarë dolën në rrugë për të protestuar kundër mbajtjes së ceremonisë shtetërore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco