Funerali shtetëror në Japoni: liderët botërorë mblidhen për të nderuar ish-Kryeministrin Abe

Funerali shtetëror në Japoni: liderët botërorë mblidhen për të nderuar ish-Kryeministrin Abe

07:41, 27/09/2022

Më shumë se 700 të ftuar të huaj janë mbledhur në funeralin shtetëror që po mbahet në Japoni për të nderuar ish-Kryeministrin e vrarë Shinzo Abe. Ndër ta, janë rreth 50 drejtues aktualë ose ish-drejtues shteti.

Ka ardhur Zv/Presidentja e SHBA Kamala Harris, kryeministri i Indisë Narendra Modi, kryeministri i Singaporit Lee Hsien Loong, kryeministri australian Anthony Albanese, Presidenti vietnamez Nguyen Xuan Phuc, kryeministri i Koresë së Jugut Han Duck-soo, Zv/Presidentja e Filipineve Sara Duterte-Carpio, Zv/Presidenti indonezian Maruf Amin dhe Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel.

Zyra e kryeministrit Fumio Kishida ka postuar në Twitter foto të takimeve të tij që dje dhe mëngjesin e sotëm. Ai do të takohet sot me mbi 40 krerët e shtetit.

Ka edhe protesta ndërkohë që Japonia nderon ish-kryeministrin e vrarë Shinzo Abe.

Image

Varrimi shtetëror ka nisur për ish-Kryeministrin Shinzo Abe. Mijëra vetë janë ulur në arenë. Një bandë ushtarake ka filluar të interpretojë ndërkohë që personalitetet e larta japoneze hynë brenda.

Kryeministri Fumio Kishida ka marrë hirin e trupit të z. Abe, futur në  një kuti ceremoniale. Më pas ai ua dorëzon zyrtarisht oficerëve atë,  të cilët e vendosën kutinë në qendër të altarit, të ngritur në pjesën e përparme të dhomës.

Kur filloi ceremonia e funeralit shtetëror për ish-kryeministrin e Japonisë Shinzo Abe, ishte e veja Akie Abe që mbërriti në Budokan dhe e solli hirin. Autokolona që mbante mbetjet e trupit të tij kishte ardhur nga shtëpia e vejushës së tij në kryeqytet.

Kolonat e trupave ushtarake japoneze - të veshura me të bardha - ishin futur më parë në arenë, për t’i dhënë përshëndetjen ish-kryeministriit. Të gjithë në audiencë qëndruan në këmbë ndërsa interpretohej një himn tjetër.

Të pranishmit panë një video homazh për zotin Abe që shfaqte momente kyçe nga karriera e tij dhe gjithashtu transmetoi edhe një këngë instrumentale të luajtur nga ish-kryeministri.

Dokumentari u fokusua në pozitën e z. Abe si një lider botëror – dhe në përpjekjet e tij të bashkërenduara të politikës së jashtme. Aty u shfaqën shumë fotografi të Abe me liderë të tjerë botërorë, në samitet globale dhe duke iu drejtuar OKB-së.

Abe ishte kryeministri japonez që rivitalizoi partneritetin kryesor Trans-Paqësor pas tërheqjes së SHBA.

Ai ishte gjithashtu një nxitës kryesor i partneritetit strategjik "Quad" - një aleancë midis Indisë, Japonisë, SHBA-së dhe Australisë. Disa foto në homazhe i referoheshin këtyre përpjekjeve.

Në foto: E veja e z. Abe sjell hirin në vendin e homazheve

ImageImageImage

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco