'Albanian Tactical', hyni brenda brendit të ri ushtarak të shqiptarëve në Siri (Video)

'Albanian Tactical', hyni brenda brendit të ri ushtarak të shqiptarëve në Siri (Video)

22:49, 25/09/2022

Një grup prej 58 shqiptarëve janë duke qëndruar në Idbil të Sirisë. Fillimisht grupi shqiptarë në krye me komandantin, Avdyl Jashari njihej me emrin “Xhemati Alban”, por pastaj krijuan një brend të vetin i cili u titullua “Albanian Tactical”.

InDoks e ka përcjellë këtë grup për muaj të tërë. Në këtë episod për herë të parë sillen para publikut pamje ekskluzive nga jeta e tyre atje. Aktivitetet. Përgatitjet ushtarake. Dhe brendi i ri ushtarak që kanë krijuar aty, i quajtur ‘Albanian Tactical’.

Pjesëtarët e “Albanian Tactical” janë kujdesur që mes vete të ndajnë edhe pamje të këtij kampi.

Kjo njësi ushtarake e përbërë nga shqiptarët, nuk bën vetëm mbrojte. Në një video që për herë të parë e sjell InDoks, ata tregojnë edhe operacione që kanë organizuar. Këtë video që e kanë përmbledhur së bashku, e shpërndajnë mes vete si formë propagande.

Për të organizuar këtë mbrojtje, e madje edhe operacione sulmi, ‘Albanian Tactical’ shpërndajnë mes vete video e materiale të tjera trajnimi. Është kjo njëra ndër videot që ata kanë shpërndarë e që për çudi, është në gjuhën sllave. Madje, edhe pjesët ku ata japin urdhrat për të u koordinuar ekipi shulmes.

InDoks ka siguruar këto pamje ku një prestari i “Albanian Tactical” udhëton drejt istikameve në kufi të qytetit. E filmon rrugën që e bën me motoçikletë drejt tek pika e bunkerët.

‘Albanian Tactical” kanë shpërndarë video derisa dëgjohet një person që iu ligjëron, që dukshëm del të jetë një nga drejtuesit e tyre, ua madhëron një veprim që në fakt njihet si akt i padiskutueshëm terrorizmi.

Ai në këtë video iu thotë që sulmet më të suksesshme janë ato ‘istish-hadie’, apo siç njihen sulmet vetëvrasëse. Këto lloj sulmesh ishin përdorur gjerësisht në fillim nga Al-Kaida, për tu bërë gati forma më dalluese e me të cilën u përhap ISIS-i.

Pasi që kanë marrë minuta të tërë mësim se sa i rëndësishëm është sulmi kamikaz, pjesëtarët e ‘Albanian Tactical’ kthehen nga malet për në qytet. Edhe këto pamje i ndajnë mes vete.

Pamjet për të cilat po flasim i gjeni brenda dokumentarit të realizuar nga InDoks:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco