Avioni bën ulje emergjente pasi u godit nga rrufeja, 90 pasagjerë rrezikuan jetën

Avioni bën ulje emergjente pasi u godit nga rrufeja, 90 pasagjerë rrezikuan jetën

22:37, 25/09/2022

Një avion i linjës Milano-Napoli i kompanisë “Easyjet” u detyrua të bënte një ulje emergjente në Bari për shkak se u godit nga një rrufe.

Sipas mediave italiane avioni me 90 pasagjerë në bord pasi ishte nisur nga Milano në drejtim të Napolit u desh të devijonte itinerarin dhe të bënte një ulje emergjente në aeroportin e Barit, pasi u godit nga rrufeja.

Për pasojë, avioni e kishte të pamundur të arrinte në destinacioni pasi sihte dëmtuar. Fatmirësisht asnjë nga pasagjerët nuk u lëndua.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco