Kjo shkollë në Deçan në vend të grevës do të protestojë, por nesër e fillon mësimin

Kjo shkollë në Deçan në vend të grevës do të protestojë, por nesër e fillon mësimin

22:00, 25/09/2022

Drejtori i shkollës 'Lidhja e Prizrenit', në Deçan ka njoftuar se nesër do të nisin procesin mësimor.

Kështu kjo shkollë i bashkohet shkollave që nuk e po e respektojnë vendimin e SBAShK-ut për vijimin e procesit mësimor.

Vetë drejtori i kësaj shkolle, Qazim Maloku ka njoftuar për këtë vendim.

Njoftimi i plotë:

NJOFTIM:

Njoftohen nxënësit dhe prindërit që pas një analize dhe diskutimi të mbajtur të premten me mësimdhënësit e shkollës sonë me 23.9.2022 u vendos që mësimi të fillojë të hënën me 26.09.2022!

Ne, njëzëri u dakorduam që greven ta përkrahim me protestë në rrugë para hyrjes së shkollës nga mësimdhënësit e të dy ndërrimeve, duke filluar në 12:15 deri në 12:45 çdo ditë pune deri në realizimin e kerkesave tona të parashtruara nga SBASHK-u!

Organet e policisë në Deçan janë të njoftuar me protestën dhe kohën e mbajtjes.

Me respekt drejtori i shkollës!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco