Reagon Lista Serbe, pretendon se FSK-ja është në veri, kanë një paralajmërim për Kurtin

Reagon Lista Serbe, pretendon se FSK-ja është në veri, kanë një paralajmërim për Kurtin

21:51, 25/09/2022

Lista Serbe po pretendon se FSK-ja ka hy në veri të vendit pa lejen e KFOR-it.

Ky subjekt politik gjithashtu ka akuzuar kryeministrin Kurti për shkelje të marrëveshjes së 2013 e cila i ndalon FSK-së të jetë prezente në veri pa lejen e KFOR-it.

Lista Serbe i ka bërë thirrje KFOR-it, UNMIKU-t dhe EULXI-it që të ndërmarrin masa.

Lista Serb (LS) ka pretenduar se në komunën e Zubin Potokut, ka pasur një inkursion nga ana e Forcës së Sigurisë së Kosovës(FSK).

“Inkursioni i paligjshëm i pjesëtarëve të Forcave të Sigurisë së Kosovës në territorin e komunës së Zubin Potokut. Është shkelje e rëndë e marrëveshjes së vitit 2013, e cila garantohet nga NATO dhe e cila garanton se asnjë formacion i armatosur i Prishtinës nuk mund të pushtojnë komunat serbe në veri pa miratimin e kryetarëve të këtyre komunave dhe komandantit të KFOR-it”, thuhet në komunikatën e Listës Serbe.

Ata kanë thënë se “edhe një herë i bëjmë thirrje autoriteteve që të ndërmarrin veprime parandaluese dhe të paralajmërojnë Kurtin se nuk do të tolerohet një sjellje e tillë”.

Sipas komunikatës së LS-së, ky subjekt politik po pretendon se pjestarët e FSK-së kanë qenë të pranishëm në komunat me shumicë serbe në veri të Republikës së Kosovës, dhe kjo pa dijeni dhe pa ‘lejen’ e kryetarëve të këtyre vendbanimeve me shumicë serbe.

“Lista Serbe me përgjegjësi pretendon se kryetarët tanë nuk e kanë aprovuar këtë shkelje brutale të marrëveshjes dhe rrezikimin e paqes në këto zona dhe kërkojmë reagim të menjëhershëm dhe të vendosur të komandës së KFOR-it ndaj këtij provokimi”, thuhet në komunikatën e tyre.

Sipas tyre kjo është një përpjekje e Kosovës që “të pushtojë komunat në veri me goditje me armë, incidente të tilla janë të papranueshme dhe kërkojnë reagimin e të gjithë atyre që janë përgjegjës për një mjedis të sigurt dhe të sigurt për të gjithë qytetarët, mbi të gjitha KFOR-it, EULEX-it dhe UNMIK-ut”.

Ata kanë përfuduar duke e akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin se kinse është duke bërë përpjekje t’i frikësojë qytetarët serbë në komunat e veriut.

“Duke ngritur tensione të largojë vëmendjen e publikut nga problemet e ndezura që po grumbullohen në Prishtinë”, kështu sipas tyre veprojnë vetëm liderët që janë manipulues e të paaftë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco