Ministra, kryetarë komunash e ambasadorë në Belfast

Ministra, kryetarë komunash e ambasadorë në Belfast

21:37, 24/09/2022

Ministria, kryetarë komunash e ambasadorë kanë shkuar në Belfast të Irlandës së Veriut për të parë ndeshjen mes Kosovës dhe Irlandës së Veriut, e cila filloi që nga ora 18:00.

Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abott, ka shpërndarë një fotografi së bashku me ministrin e Kulturës, Hajrullah Çeku dhe kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama. Ata shihen së bashku në stadiumin ku u zhvillua ndeshja

“Një ndeshje e mrekullueshme, ishte më e mirë duke e parë me miqtë nga Kosova”, shkroi Abott.

Tutje, fotografi nga Belfasti i Irlandës së Veriut shpërndau edhe kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Në fotografinë e Lladrovcit shihen Ambasadori britanik Abbot, Ambasadori i Suedisë, ëesterlund, ministrat Hajrullah Çeku dhe Faton Peci, Kryetarin i Prishtinës, Përparim Rama, kryetari i FFK-së Agim Ademi dhe Sekretari i FFK-së, Taulant Hodaj.

” Fitorja është qëllimi ynë i vetëm që jemi këtu, Liga e kombeve dhe vendi ynë dinjtoz në sportin më të mirë, futbollin. Djemtë e kombëtares janë të motivuar, të gatshëm për sfidën ku do të japin më të mirën e mundshme”, shkroi Lladrovci.

Kujtojmë se ndeshja mes Irlandës së Veriut dhe Kosovës përfundoi 2:1. Kosova humbi me përmbysje 2:1 në xhiron e parafundit të Ligës së Kombeve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco