Osmani takohet me ambasadoren e SHBA-ve në OKB, diskutojnë për zhvillimet në rajon

Osmani takohet me ambasadoren e SHBA-ve në OKB, diskutojnë për zhvillimet në rajon

19:56, 24/09/2022

Vjosa Osmani, presidente e Kosovës, është takuar me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në OKB, Thomas Greenfield.

Osmani e ka cilësuar takimin si të mrekullueshëm ku është rikonfirmuar përkushtimi i përbashkët për aleancën e qëndrueshme Kosovë-SHBA.

Po ashtu presidentja ka njoftuar se në takim kanë diskutuar për koordinimin e politikës së jashtme dhe zhvillimet e fundit në rajon.

“Takimi i mrekullueshëm me ambasadorin e SHBA-së në OKB Thomas-Greenfield dhe rikonfirmimin e përkushtimit tonë të përbashkët për aleancën e qëndrueshme Kosovë-SHBA. Diskutuam piketa në angazhimet e Samitit tonë për Demokraci, koordinimin e politikës sonë të jashtme dhe zhvillimet më të fundit në rajonin tonë”, ka thënë Osmani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco