Javën e ardhshme shpallet ankandi për blerjen e pasurive të sekuestruara

Javën e ardhshme shpallet ankandi për blerjen e pasurive të sekuestruara

19:00, 24/09/2022

Gjatë javës që vjen do të shpallet ankandi publik për blerjen e pasurive të cilat i ka në administrim, Agjencia për Menaxhim të Pasurisë së Konfiskuar dhe të Sekuestruar.

Këtë e ka konfirmuar në emisionin Portofol në Klan Kosova FM, zëvendësdrejtori i kësaj agjencie, Enver Krasniqi.

“Agjencia ka të drejtën e shitjes së kësaj pasurie që bëhet përmes ankandit. Shpallja e ftesës për ankand caktohet  për një ditë që të gjithë të interesuarit të vinë dh eta shohin gjendje, ankandi do të shpallet javën tjetër”, është shprehur ai.

Krasniqi ka treguar se agjencia ka administruar me një pasuri prej 42 milionësh nga themelimi më 2010, derisa ka shtuar se në të punojnë 26 veta.

Ndërkohë me themelimin e Byrosë së Konfiskimit të Pasurisë, sipas Krasniqit, mund të shtrohet kërkesa për shtim stafi dhe të objekteve.

“Nëse do të ketë sekuestrim dhe konfiskim në masë të madhe, është e nevojshme që të sigurohen depotë regjionale, varësisht se për çfarë është fjala. Varësisht nga rrethanat duhet të shqyrtohet edhe angazhimi më i madh i stafit”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco