Marrëveshja për drithëra, nga portet e Ukrainës janë larguar 4.7 milionë tonë produkte bujqësore

Marrëveshja për drithëra, nga portet e Ukrainës janë larguar 4.7 milionë tonë produkte bujqësore

17:35, 24/09/2022

Një total prej 211 anijesh me 4.7 milionë tonë produkte bujqësore në bord janë larguar nga Ukraina deri më tani sipas një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara dhe Turqia për të zhbllokuar portet detare të Ukrainës.

Ministria e Infrastrukturës në Ukrainë tha se tetë anije me 131 mijë e 300 tonë produkte bujqësore do të largohen nga portet e Detit të Zi të Ukrainës këtë të shtunë, shkruan Reuters.

Eksportet e drithërave të Ukrainës ranë pasi Rusia pushtoi vendin më 24 shkurt dhe bllokoi portet e saj në Detin e Zi, duke rritur çmimet globale të ushqimit dhe duke shkaktuar frikë nga mungesa në Afrikë dhe Lindjen e Mesme.

Ukraina, një prodhues dhe eksportues i madh global i drithërave, dërgoi deri në 6 milionë tonë drithë në muaj para luftës.

Tre porte të Detit të Zi u rihapën sipas një marrëveshjeje të nënshkruar më 22 korrik nga Moska dhe Kievi dhe ministria ka thënë se këto porte janë në gjendje të ngarkojnë dhe dërgojnë jashtë vendit 100-150 anije mallrash në muaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco