Pengim i procedurës zyrtare e krim i organizuar, Gjykata dërgon në paraburgim dy të dyshuar

Pengim i procedurës zyrtare e krim i organizuar, Gjykata dërgon në paraburgim dy të dyshuar

17:30, 24/09/2022

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve H.SH dhe N.M për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare në bashkëkryerje” dhe “Frikësim gjatë procedurës penale në bashkëkryerje”.

Ndërsa, kundër të pandehurit H.SH edhe për veprën penale “Pjesëmarrja dhe organizimi i grupit kriminal të organizuar”, lidhur me veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e Prokurorisë së Shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve H.SH dhe N.M e ka aprovuar si të bazuar, dhe të njëjtëve iu ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, për secilin veç e veç.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco