'Qytetarët kanë më shumë para në banka', Murati tregon me shifra se sa e rriti diaspora financiarisht Kosovën në verën që lamë pas

'Qytetarët kanë më shumë para në banka', Murati tregon me shifra se sa e rriti diaspora financiarisht Kosovën në verën që lamë pas

11:02, 22/09/2022

Ministri Hekuran Murati vazhdon të pretendojë se ekonomia e Kosovës po rritet. Ai ka publikuar një grafikon që paraqet në shifra situatën ekonomike në muajt e fundit në Kosovë.

Murati ka shpjeguar se në fund të muajit korrik, niveli i depozitave në valutën Euro, ishte 4.88 miliardë euro, si pasojë e ardhjes së diasporës në vend.

“Një indikator i rëndësishëm i ekonomisë është edhe niveli i depozitave të qytetarëve në sistemin bankar.
Siç mund të shihet nga grafiku më poshtë, në fillim të vitit kishte një rënie të theksuar të nivelit të depozitave si rezultat i luftës që nisi në Ukrainë. Për shkak të rritjes së çmimeve e rrezikut të mbylljes së kufijve, qytetarët e bizneset nxituan të furnizoheshin me mallëra, gjë që shkaktoi një rënie të nivelit të likuiditetit në ekonomi.
Mirëpo trendi kthehet në pozitiv në muajin prill, kur nis zbatimi i pakos mbështetëse për qytetarët në vlerë prej 100 milionë euro, ku përfituan familjet në asistencë sociale, punëtorët e sektorit publik e privat, pensionistët e studentët.
Një gjë tjetër interesante që vërehet është edhe kontributi i jashtëzakonshëm i mërgatës sonë në muajin korrik, atëherë kur edhe fillon ardhja masive e tyre në vendlindje, ku depozitat bankare shënojnë nivel rekord.
Në fund të muajit korrik, niveli i depozitave në valutën Euro, ishte 4.88 miliardë euro” shkruan Murati në njoftim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco